Trajnimi për Aplikimet e Pajisjeve Mjekësore

17/09/2024
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore organizoi një trajnim dy-ditor për subjektet e tregtimit me shumicë të pajisjeve mjekësore. Trajnimet u zhvilluan më 4 dhe 11 shtator 2024, nga ora 10:00 deri në 12:00. Trajnimi përfshiu informacione të detajuara për regjistrimin, ndryshimin dhe anulimin e regjistrimit të pajisjeve mjekësore, si dhe për autodeklarimin e importit.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë dhe të bëjnë pyetje mbi proceset e përmendura.