Njoftim i rëndësishëm mbi sigurinë në lidhje me Ocrevus (ocrelizumab) – një bar që përdoret për të trajtuar forma të caktuara të sklerozës multiple – për të informuar profesionistët e kujdesit shëndetësor në lidhje me rrezikun e dëmtimit të mëlçisë të shkaktuar nga barnat.
Pacientët e trajtuar me Ocrevus duhet t’i nënshtrohen monitorimit të funksionit të mëlçisë si para ashtu edhe gjatë trajtimit, dhe duhet të këshillohen nga mjeku i tyre trajtues në lidhje me shenjat dhe simptomat e dëmtimit të mundshëm të mëlçisë.
Nëse konfirmohet dëmtimi i mëlçisë, administrimi i Ocrevus duhet të ndërpritet.
Informacioni i produktit do të përditësohet për të përfshirë detaje në lidhje me këtë reaksion të padëshiruar (frekuenca e të cilit aktualisht nuk dihet) dhe masat për të zbutur rrezikun e lidhur me të.
Informacione të mëtejshme mund të gjenden në dokumentin shoqërues https://www.ema.europa.eu/en/documents/dhpc/direct-healthcare-professional- communication-dhpc-ocrevus-ocrelizumab-new-risk-drug-induced-liver-injury-recommendations-monitoring-liver-function-during-treatment_en.pdf
Thirrje për raportim
Profesionistëve të kujdesit shëndetësor u kujtohet gjithashtu rëndësia e raportimit të efekteveve të dyshuara të padëshiruara, pasi kjo është thelbësore për monitorimin e vazhdueshëm të sigurisë së barnave dhe për mbrojtjen e shëndetit publik.
Raportimet të behën sipas sistemit kombëtar të raportimit spontan https://vigiflow-eforms.who-umc.org/al/aladr