Antibiotikët nuk janë karamele

– Konsultohuni me mjekun dhe farmacistin tuaj për ti përdorur në mënyrën e duhur.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Ministria e Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Departamenti i Farmacisë (Fakulteti i
Mjekësisë Tiranë), Instituti i Shëndetit Publik, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë dhe
Bashkia e Tiranës, organizojnë fushatën për sensibilizimin në përdorimin e antibiotikëve.

  • Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut.
  • Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të prekë këdo.
  • Keqpërdorimi i antibiotikëve në njerëz dhe në kafshë e nxit akoma më shumë antibiotiko-
    rezitencën.
  • Një numër në rritje i infeksioneve – si pneumonia, tuberkulozi, gonorrhea dhe salmonella- po
    bëhen shumë të vështira për tu trajtuar, pasi antibiotikët që përdoren për të trajtuar ato, po
    bëhen gjithmonë e më pak efektive.
  • Rezistenca ndaj antibiotikëve zgjat kohën e qëndrimit në spital, rrit koston mjekësore dhe
    mortalitetin.

Disa këshilla që duhen pasur parasysh gjatë përdorimit të antibiotikëve:

  • Konsultohuni gjithmonë me mjekun dhe farmacistin para se ti përdorni.
  • Përfundoni mjekimin që ju jep mjeku dhe zbatojeni atë me përpikmëri.
  • Në farmaci, antibiotikun duhet ta kërkoni duke paraqitur recetën e mjekut.
  • Mos këmbëngulni të merrni antibiotikë nëse mjeku nuk e rekomandon.
  • Kurrë mos përdorni antibiotikë që ju kanë mbetur nga mjekimi i kaluar, ose t’ia jepni dikujt
    tjetër.