MISIONI I AKBPM-SE
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, i specializuar për analizën, regjistrimin, kontrollin e barnave dhe inspektimin e veprimtarive në fushën farmaceutike.
Misioni i kesaj agjencie eshte i fokusuar ne drejtimet si :
– Garantimi i popullatës me barna të sigurta, cilësore dhe efikase
– Kontrolli i prodhimit, import-eksporteve dhe shpërndarjes së barnave
– Kontrolli dhe analiza e cilësisë së barnave që qarkullojnë në treg
– Monitorimi i efikasitetit të barnave të përdorura
– Garantimi i tregtimit të barnave me çmime të unifikuara dhe lufta kundër kontrabandës
– Informimi dhe sensibilizimi i popullatës, institucioneve shëndetësore dhe profesionistëve të shëndetit
– Transparenca, mosdiskriminimi, barazia, nxitja e konkurences ne te gjitha procedurat qe ndjek institucioni.