Laboratori i Kontrollit

03.02.2024

🌟 Laboratori i Kontrollit🔬 pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ka përfunduar me sukses procesin e akreditimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, duke u certifikuar kështu si i vetmi laborator testues barnash i akredituar në Republikën e Shqipërisë sipas kërkesave të ISO/IEC 17025:2017.

🌟 Laboratori i Kontrollit të Barnave është e vetmja strukturë e kontrollit të cilësisë së barnave në vend dhe pajisja e tij me këtë akreditim ndërkombëtar 🌐, vendos një standard të munguar duke garantuar kështu rezultate laboratorike të besueshme, të sakta dhe transparente.

🌟 Nëpërmjet këtij certifikimi mundësojmë gjithashtu më shumë kompetencë teknike, pavarësi, integritet, paanshmëri, përdorim të duhur të pajisjeve dhe burimeve njerëzore duke përmirësuar kështu reputacionin dhe profesionalizmin. 💊🥼🧫🦠🧪

🌟 Krenarë për këtë arritje historike të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve mjekësore!

 

06/12/2024
🔬
 Në kuadër të akreditimit të Laboratorit të Kontrollit me ISO 17025:2017, mirëpritëm përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit për një vizitë vlerësuese 3 ditore, duke përparuar kështu në procesin e akreditimit të laboratorit tonë sipas standardeve ndërkombëtare.

Akreditimi me ISO 17025:2017 është një vlerë e shtuar për shërbimet tona në garantimin e rezultateve laboratorike të besueshme dhe të sigurta.

📍 Faleminderit për bashkëpunimin!