Ocrevus (ocrelizumab): Rrezik i ri i dëmtimit të mëlçisë të shkaktuar nga barnat dhe rekomandime për monitorimin e funksionit të mëlçisë para dhe gjatë trajtimit.

Njoftim i rëndësishëm mbi sigurinë në lidhje me Ocrevus (ocrelizumab) – një bar që përdoret për të trajtuar forma të caktuara të sklerozës multiple – për të informuar profesionistët e kujdesit shëndetësor në lidhje me rrezikun e dëmtimit të mëlçisë të shkaktuar nga barnat.
           Pacientët e trajtuar me Ocrevus duhet t’i nënshtrohen monitorimit të funksionit të mëlçisë si para ashtu edhe gjatë trajtimit, dhe duhet të këshillohen nga mjeku i tyre            trajtues në lidhje me shenjat dhe simptomat e dëmtimit të mundshëm të mëlçisë.
           Nëse konfirmohet dëmtimi i mëlçisë, administrimi i Ocrevus duhet të ndërpritet.
           Informacioni i produktit do të përditësohet për të përfshirë detaje në lidhje me këtë reaksion të padëshiruar (frekuenca e të cilit aktualisht nuk dihet) dhe masat për të            zbutur rrezikun e lidhur me të.
 
 
            Thirrje për raportim
            Profesionistëve të kujdesit shëndetësor u kujtohet gjithashtu rëndësia e raportimit të efekteveve të dyshuara të padëshiruara, pasi kjo është thelbësore për             monitorimin e vazhdueshëm të sigurisë së barnave dhe për mbrojtjen e shëndetit publik.
            Raportimet të behën sipas sistemit kombëtar të raportimit spontan  https://vigiflow-eforms.who-umc.org/al/aladr