Të gjitha subjektet që dëshirojnë të realizojnë publicitet për barna, pavarësisht llojit të medias, janë të detyruara të aplikojnë pranë AKBPM.📝
Publiciteti lejohet vetëm për barnat pa recetë (OTC)💊, dhe duhet të jetë në përputhje me rregulloren “Për Publicitetin e Barnave”, të cilën mund ta gjeni të publikuar në faqen 🌐www.akbpm.gov.al
✔️Subjektet që organizojnë aktivitete, sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 55 të ligjit Nr. 105/2014 “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik” janë të detyruara të raportojnë një herë në vit në Agjenci, në lidhje me këto aktivitete.
‼️Veprimi i kryer në kundërshtim me parashikimet e nenit 55 të ligjit Nr. 105/2014 “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”, si dhe çdo publicitet i barnave në kundërshtim me rregulloren për publicitetin dhe promocionin, ka masë sipas kundërvajtjeve administrative të nenit 63.