Sektori Pajisjeve Mjekësore siguron dhe përgjigjet për realizimin e procesit të vlerësimit administrativ dhe teknik të dokumentacionit të paraqitur nga subjektet që aplikojnë për regjistrimin të pajisjeve mjekësore në RSH , hartimin e regjistrit kombëtar të pajisjeve mjekësore, inspektimin dhe kontrollin e pajisjeve mjekësore të vendosura në treg në RSH, brenda fushës së veprimit të ligjit nr.89/2014 “Për pajisjet mjekësore”, si dhe akteve nënligjore përkatëse.
Për regjistrimin e një pajisjeje mjekësore, aplikanti (subjekti tregtues me shumicë i pajisjeve mjekësore në RSH), duhet të jetë i pajisur me Autorizim për Tregtim me shumicë nga MShMS;
Pas tërheqjes së Autorizimit, aplikanti plotëson dosjen për aplikim bazuar në Urdhrin nr. 360 date 22.08.2016 ndryshuar në Urdhrin nr. 734 date 18/10/2018, me dokumentacionin si vijon:
- Kërkesë drejtuar AKBPM-së
- Formulari i vetëdeklarimit (gjendet në ëbside: akbpm.gov.al), plotësohet online dhe printohet. – Në formular duhen përcaktuar mirë të gjitha të dhënat mbi pajisjen, prodhuesin, certifikatat e pajisjes dhe aplikantin që po bën regjistrimin.
- Fotokopje e deklaratës së konformitetit dhe/ose CE ( bazuar në VKM nr. 731; 508; 189)
- Pagesa për aplikim (mandat plus faturë tërhequr në sektorin e financës dhe paguar në një bankë të nivelit të dytë).
- Dosja e plotë dorëzohet nga personi i kontaktit, në zyrën e protokollit, pranë AKBPM
Shkarkime:
- Ligj nr. 89/2014 “Për Pajisjet Mjekësore”
- Vendim nr. 508, datë 10.6.2015 për miratimin e rregullit teknik “Për Kërkesat Thelbësore, Vlerësimin e Konformitetit dhe Markimin CE të Pajisjeve Mjekësore të Implantueshme Aktive
- Vendim nr. 731, datë 2.9.2015 për miratimin e rregullit teknik “Për Kërkesat Thelbësore, Vlerësimin e Konformitetit, Klasifikimin dhe Markimin CE të Pajisjeve Mjekësore
- Vendim Nr. 189, datë 9.3.2016 për miratimin e rregullit teknik “Për Kërkesat Thelbësore, Markimin CE dhe Vlerësimin e Konformitetit të Pajisjeve Mjekësore Diagnostikuese in Vitro
- Urdhër nr. 360 datë 22.08.2016 “Mbi Procedurat dhe Rregullat e Regjistimin e Pajisjeve Mjekesore Ndryshimet dhe Anulimin e Regjistrimit te Tyre, Dokumentacionin e Nevojshem dhe Kostot Perkatese
- Formulari I Regjistrimit Te Pajisje Mjekesore
- Urdhër nr. 734 datë 18.10.2019 per disa ndryshime ne urdhein nr. 360 datë 22.08.2016 “Mbi Procedurat dhe Rregullat e Regjistimin e Pajisjeve Mjekesore Ndryshimet dhe Anulimin e Regjistrimit te Tyre, Dokumentacionin e Nevojshem dhe Kostot Perkatese”