02/12/2024
Në vijim të njoftimit nga Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim , « ABC Farmaceutici Spa », në lidhje me praninë e papastërtive të nitrosaminave për barin NORFLOXACINA ABC, Hard capsules x 400mg me numër Serie A2401 dhe me datë skadence 01/2027,
si masë parandaluese njoftojmë se;
për arsyen e përmendur më sipër, ka filluar procedura e tërheqjes vullnetare nga tregu i serisë së sipërpërmendur nga Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim « ABC Farmaceutici Spa ».
Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore po merr të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar procesin e tërheqjes vullnetare me qëllim garantimin e sigurisë për pacientin.