PROGRAMI I TRANSPARENCËS
Programi i Transparencës për Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e LDI-së. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Ministrisë së Shëndetësisë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.akbpm.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm.
Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore janë:
- “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
- Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AKBPM ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AKBPM, e më specifikisht të VKM-së nr. 24 datë 14.01.2015 “Për Miratimin e strukturës dhe mënyrës së funksionimit e organizimit të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”.
- Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
- Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
- Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
- Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
II. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Agjencia Kombëtar e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.akbpm.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
- Strukturën organizative të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
- Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
- Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
- Informacion mbiprocedurat për dhënie autorizimi për tregtim/rinovim të autorizimit për tregtim, pezullim, revokim të autorizimit për tregtim, procedurat per importin dhe vendosjen në treg kundrejt pajisjes me autorizim përdorimi dhe pullën e kontrollit, tregtimin dhe përdorimin e barnave, procedurat për regjistrimin e pajisjeve; informacion mbi regjistrin e barnave të autorizuara për tregtim në RSH dhe të përditësuar, regjistrin kombëtar të pajisjeve mjekësore; përmbushjen e detyrimeve që lidhen për farmako-vigjilencën, në përputheje me legjislacionin në fuqi.
- Informacion për shërbimet që Agjencia i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik (AKBPM);
- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AKBPM-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Ministria e Shëndetësisë.
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë | Baza Ligjore | Dokumenti/ Përmbajtja | Afati kohor për publikim | Mënyra e publikimit | Sektori Përgjegjës për përgatitjen e materialit apo disponimin e tij |
Përshkrimi i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik | Neni 7/1/a/d | Vendim miratimi | Pas botimit në fletore zyrtare
Përditësohet pas çdo akt emërimi |
Sektori i Burimeve Njerëzore | |
Akte ndërkombëtare; ligje; akte nen ligjore; dokumente politikash; dokument tjetër | Nenit 7/1/b | Konventa
Dokumente strategjike |
Pas botimit në fletore zyrtare | Në faqen zyrtare në menunë “Legjislacion” | AKBPM |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e animimit dhe vendit përkatës | Neni 7/1/c/g | Kërkesë
Adrese postare: AKBPM, Rruga e Dibrës, Nr.359/1, Tiranë Adrese e-mail: burimetnjerëzore@akbpn.gov.al |
Pas miratimit të Programit të Transparencës
Menjëherë në rast ndryshimesh |
Sektori i Informacionit | |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të AKBPM-së, orarin e punës, emrin dhe kontakt të koordinatorit për të drejtën e informimit | Neni7/1/ç | Lista e koordinatorëve | Pas miratimit të urdhrit dhe caktimit të koordinatorit | Koordinatori për të drejtën e informimit | |
Mekanizmat monitorues, raporte auditi, dokumentet me tregues performances | Neni7/1/dh | ||||
Buxheti | Neni7/1/3 | Buxheti
Raporte monitorimi financiar |
Pas miratimit të ligjit të buxhetit
Çdo tre mujor |
Në faqen zyrtare ne menunë: “Publikime” | Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse |
Shërbimet ne AKBPM për publikun | Neni 7/1/gj | Njoftime |
Përditësohet periodikisht |
Në faqen zyrtare në menunë: | Sektori i Burimeve Njerëzore, Sektori Shpërndarjes së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Sektori Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit |
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve etj | Neni7/1/gj | p/akt nënligjor
|
Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues | Në faqen zyrtare në menunë “Legjislacioni” | Sektori juridik |
Mbajtja e dokumentacionit nga AKBPM | Neni 7/1/h | ||||
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 | Neni7/1/i | Tabelë | Pas miratimit të programit të transparencës. | Në faqen zyrtare në Menunë “Programi i Tranparencës”
Me kufizime të identitetit të ankuesit |
Koordinatori |
Informacione dhe dokumente qe kërkohen shpesh | Neni 7/1/k | Farmakovigjilenca | Pas miratimit nga komisioneri | ||
Informacione te tjera të dobishme | Neni 7/1/l | ||||
Mbajtja e dokumentacionit nga AKBPM | Neni 7/1/l |
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AKBPM vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.akbpm.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.