Laboratori i Kontrollit

🔬 Në kuadër të akreditimit të Laboratorit të Kontrollit me ISO 17025:2017, mirëpritëm përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit për një vizitë vlerësuese 3 ditore, duke përparuar kështu në procesin e akreditimit të laboratorit tonë sipas standardeve ndërkombëtare.

Akreditimi me ISO 17025:2017 është një vlerë e shtuar për shërbimet tona në garantimin e rezultateve laboratorike të besueshme dhe të sigurta.

📍 Faleminderit për bashkëpunimin!