Drejtori

ERJON SPAHIU

Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Erjon Spahiu ka përfunduar studimet e larta në “Farmaci” në vitin 2011. Fillimisht ka punuar si farmacist në farmacitë e rrjetit të hapur duke kaluar më pas, në kompani farmaceutike për të mbajtur pozicione menaxheriale dhe drejtimin e tyre.

Prej vitit 2020, e ne vijim për një periudhë dy vjeçare, ka mbajtur një sërë pozicionesh pranë Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Fillimisht si Koordinator i Biznesit për Platformën e Bashkëqeverisjes, Drejtor i Drejtorisë së Rimbursimit të Barnave e më pas në pozicionin e Këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm.

Prej vitit 2022 në pozicionin e zv/Drejtorit Teknik në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Njëherazi, Z. Spahiu ka ndjekur një sërë kualifikimesh profesionale dhe trajnimesh të fushës të farmaceutikës.

Ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e ligjeve dhe VKM po përsa i përket farmaceutikës dhe Pajisjeve Mjekësore.

Eksperincë në karrierë akademike si pedagog në universitete private ne Shqipëri.