AKBPM

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore zbaton të gjitha detyrimet ligjore, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, për vendosjen në treg, eksportin, tregtimin dhe përdorimin e barnave si dhe të pajisjeve mjekësore.

 

Misioni i kësaj Agjencie është i fokusuar ne drejtimet si:

  • Ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e detyrimeve që lidhen me farmakovigjilencën
  • Miraton, sipas rregullave të parashikuara në ligj, formatin e publicitetit për barnat
  • Bashkëpunon me institucione analoge jashtë vendit si dhe institucione tw tjera brenda vendit, për çështje të ndryshme të fushës farmaceutike dhe të pajisjeve mjekësore
  • Propozon, pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore, me qëllim plotësimin dhe përmirësimin e legjislacionit përkatës
  • Kryen procesin e regjistrimit  bazuar në standardet e parashikuara, për pajisjet mjekësore
  • Zhvillon procesin e inspektimit për barnat dhe pajisjet mjekësore, në përputhje me aktet ligjore dhe ato nënligjore