Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore merr pjesë në javën Sensibilizuese #MedSafetyWeek 2023

Nga data 6 deri më 12 nëntor 2023, Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore mori pjesë në fushatën globale #MedSafetyWeek, një bashkëpunim që përfshin më shumë se 80 agjenci rregullatore të barnave dhe disa organizata joqeveritare, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e raportimit të efekteve të padëshiruare të barnave, duke përdorur rrjetet sociale për të shpërndarë materiale të unifikuara ndërkombëtarisht.

Tani në vitin e saj të tetë, fushata drejtohet nga UMC (Qendra e Monitorimit të Uppsala, Qendra bashkëpunuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për monitorimin ndërkombëtar të barnave) dhe mbështetet nga anëtarët e Koalicionit Ndërkombëtar të Autoriteteve Rregullatore të Barnave (ICMRA).

Të gjitha agjencitë e barnave operojnë sisteme për të zbuluar dhe analizuar efektet e padëshiruara të barnave. Qëllimi i monitorimit të sigurisë është të fitojë më shumë informacion rreth efekteve të padëshiruara të njohura dhe të mësojë për më shumë. Mbledhja dhe monitorimi i vazhdueshëm i informacionit nga raportimet e marra ndihmon në identifikimin e riskut që lidhen me barnat dhe marrjen e masave për të minimizuar dëmin.. Për këtë arsye, çdo raportim i bërë nga një pacient ose një profesionist i shëndetit vlerësohet dhe shqyrtohet me kujdes për të identifikuar masat që duhen marrë për të reduktuar ose parandaluar problemet e mundshme për pacientët.

Nëpërmjet pjesëmarrjes në fushatën #MedSafetyWeek 2023, AKBPM synon të sensibilizojë edhe të rrisë ndërgjegjësimin për  raportimin e efekteve të padëshiruara të dyshuara të barnave direkt në faqen e internetit të Agjencisë, duke ndjekur udhëzimet e përfshira në faqen “Si të raportoni efektet e padëshiruara “.

Për më tepër informacion, ndiqni rrjetet sociale të AKBPM-s.

Facebook-  https://www.facebook.com/agjencia/

Instagram –  https://www.instagram.com/agjenciakombetaree/

Linkedin – https://www.linkedin.com/in/akbpm/

Raportoni – https://akbpm.gov.al/formulari-raportimi/