Komunikimi i Drejtpërdrejtë i Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor (DHPC)

17.12.2025
Formulimet intravenoze të acidit traneksamik duhet të administrohen ekskluzivisht me rrugë IV. Përdorimi me rrugë të tjera, të tilla si intratekal, epidural, intraventrikular ose intracerebral, është i kundërindikuar.
Efektet e padëshiruara serioze negative, përfshirë vdekjet, janë raportuar për shkak të administrimit aksidental intratekal, shpesh për shkak të ngatërresave me anestetikë lokalë të injektueshëm.
Prandaj rekomandohet:
•     Të tregohet kujdes i jashtëzakonshëm gjatë ruajtjes, përgatitjes dhe administrimit të barit.
•     Etiketoni qartë shiringat e destinuara për përdorim IV.
•     Ruajeni acidin traneksamik veçmas nga anestetikët lokalë për të zvogëluar rrezikun e gabimeve.
•     Më shumë informacion jepet në “dokumentin përkatës“.
Profesionistëve të kujdesit shëndetësor u kujtohet rëndësia e raportimit të efekteve të padëshiruara të dyshuara nëpërmjet sistemit kombëtar të raportimit në faqen zyrtare të AKBPM. https://vigiflow-eforms.who-umc.org/al/aladr për të siguruar monitorimin e vazhdueshëm të sigurisë së barit dhe mbrojtjen e shëndetit të pacientit.
Barnat që kanë autorizim për tregtim në RSH:
1-    MEDSAMIC, Solution for injection x 100mg/ml-MEDOCHEMIE LTD – QIPRO
2-    TRAXAL, Solution for injection x 500mg/5ml-PROFARMA SH.A – SHQIPERI
3-    ACIDO TRANEXAMICO BIOINDUSTRIA L.I.M., Solution for injection for (i.v) and oral use x 500 mg/ 5 ml-BIOINDUSTRIA L.I.M S.P.A- ITALI