Alert për Shurup për përdorim nga goja të kontaminuara – WHO Medical Product Alert N°5/2025

20.10.2025
AKBPM informon publikun se WHO ka publikuar alertin N°5/2025lidhur me disa Shurup për përdorim nga goja të kontaminuara me dietilen glikol (DEG) në Indi:
  • COLDRIF,
  • Respifresh TR 
  • ReLife  të prodhuara nga Sresan Pharmaceutical, Rednex Pharmaceuticals dhe Shape Pharma.
     
Këto barna janë të rrezikshme, veçanërisht për fëmijët, dhe mund të shkaktojnë efekte serioze shëndetësore.
AKBPM sqaron: këto barna nuk zotërojnë  Autorizim për Tregtim dhe  nuk janë Importuar ansjëherë në  RSh.
Rekomandime:
      •     Mos përdorni këto produkte.
      •     Merrni vetëm barna me pullën e kontrollit.
      •     Në rast ekspozimi, kërkoni menjëherë këshillim mjekësor.
Raportoni 
Raportimi i efekteve të padëshiruara të dyshuara është shumë rëndësishëm. Ai lejon monitorimin e vazhdueshëm të bilancit risk/përfitim të barit. Profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të raportojnë çdo efekt të padëshiruar të dyshuar nëpërmjet sistemit kombëtar të raportimit në faqen zyrtare të AKBPM.