Përditësim i rëndësishëm nga PRAC mbi Ozempic, Rybelsus dhe Wegovy (semaglutide)

09/06/2025

PRAC, pasi shqyrtoi të gjitha të dhënat e disponueshme, arriti në përfundimin se këto barna shumë rrallë mund të shkaktojnë një sëmundje serioze të syve të quajtur NAION (Neuropatia Optike Iskemike Anteriore Jo-Arteritike), e cila mund të çojë në humbje të papritur ose  përkeqësim të shpejtë të shikimit.

Çfarë duhet të bëni:
•     Nëse vini re humbje të papritur ose përkeqësim të shpejtë të shikimit gjatë marrjes së këtyre barnave, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
•     Nëse diagnostikohet NAION, trajtimi me semaglutid duhet të ndërpritet.
Rreziku është shumë i ulët (rreth 1 në 10,000 persona), por është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje çdo ndryshimi në shikim.
Informacione të mëtejshme jepen në komunikimin e EMA-s, i cili gjendet në “Dokumentin përkatës“.