NJOFTIM

09/06/2025
Në vijim të njoftimit nga Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim , “Betapharm Arzneimittel Gmbh” Gjermani, në lidhje me praninë e papastërtive të nitrosaminave
për barin DULOXETIN BETA, Gastro-resistant capsules 60 mg , me numër Serie 240704
      si masë parandaluese njoftojmë se;
për arsyen e përmendur më sipër, ka filluar procedura e tërheqjes vullnetare nga tregu i serisë së sipërpërmendur nga Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim “Betapharm Arzneimittel Gmbh”.
Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore po merr të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar procesin e tërheqjes vullnetare me qëllim garantimin e sigurisë për pacientin.