Historiku i Farmakovigjilences

Historiku i Farmakovigjilences


Me inisiativën e A.K.B.P.M- së, gjatë viteve 2008-2009, është punuar për hedhjen e hapave të parë për ngritjen e Sistemit të Farmakovigjilencës në vend. Më 3 qershor 2009, me një ndryshim strukture të propozuar nga A.K.B.P.M- ë dhe miratuar nga Ministri i Shëndetësisë, janë bërë ndryshimet përkatëse në strukurën e institucionit, ku në sektorin e Informacionit dhe Marrdhënieve me Jashtë shtohet një specialist për farmakovigjilencën (mjek) dhe sektori kalon në emërtimin sektori i Informacionit, Farmakovigjilencës dhe Marrdhënieve me Jashtë. Gjatë vitit 2010 është punuar për ngritjen e sistemit në tërësi dhe për ndryshimet përkatëse ligjore. Në ligjin nr. 10 350, datë 11.11.2010, për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar janë bërë shtesa dhe ndryshime me qëllim organizimin dhe funksionimin e Sistemit të Farmakovigjilencës.

Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Nr. 51, datë 11.02.2011 “Mbi organizimin dhe funksionimin e Farmakovigjilencës” u krijua Struktura e Farmakovigjilencës, e organizuar në nivel sektori, pranë AKBPM- së.