Shkarko aplikacionin AKBPM FARMAKOVIGJILENCA

07/05/2024

Nga anëtarësimi në Uppsala Monitoring Centre (UMC), është bërë e mundur që të ketë një mënyrë më të lehtë për të gjithë profesionistët e shëndetit dhe pacientët, për të raportuar efektet e padëshiruara të barnave. Shkarkoni aplikacionin “AKBPM FARMAKOVIGJILENCA” sipas hapave në foto dhe raportoni efektet e padëshiruara të barnave me lehtësi.