Barnat që përmbajnë 5-fluorouracil (i.v.): Në pacientët me dëmtim të moderuar ose të rëndë të veshkave, mungesa e fenotipizimit të dihidropirimidin dehidrogjenazës (DPD) nëpërmjet matjes së nivelet të uracilit në gjak duhet të interpretohet me kujdes

08/11/2024
Barnat që përmbajnë 5-fluorouracili (i.v.): Në pacientët me dëmtim të moderuar ose të rëndë të veshkave, mungesa e fenotipizimit të dihidropirimidin dehidrogjenazës (DPD) nëpërmjet matjes së nivelet të uracilit në gjak duhet të interpretohet me kujdes
  • Në pacientët me dëmtim të moderuar ose të rëndë të veshkave, nivelet e uracilit në gjak të përdorur për fenotipizimin e dihidropirimidin dehidrogjenazës (DPD) duhet të interpretohen me kujdes, pasi funksioni i dëmtuar i veshkave mund të çojë në nivele më të larta të uracilit në gjak.
  • Rrjedhimisht, ekziston një rrezik në rritje i diagnozës së gabuar të mungesës së DPD, e cila mund të rezultojë në nëndozë të 5-FU, duke rezultuar në ulje të efikasitetit të trajtimit.
5-fluorouracil parenteral (5-FU) është pjesë e terapisë standarde për sëmundje të ndryshme malinje, duke përfshirë kancerin kolorektal, pankreasit, stomakut, gjirit dhe kokës dhe qafës. Përdoret kryesisht në kombinim me agjentë të tjerë antikancerogjenë.
Enzima kufizuese e shpejtësisë në katabolizmin e 5-FU është dihidropirimidin dehidrogjenaza (DPD). Rrjedhimisht, pacientët me funksion të dëmtuar të enzimës DPD janë në rrezik të shtuar të toksicitetit serioz ose kërcënues për jetën kur trajtohen me 5-FU ose një nga pro-barnat e tij, rekomandohet fenotipizimi dhe/ose gjenotipizimi para fillimit të trajtimit.
Për të identifikuar këta pacientë, rekomandohet testimi i para-trajtimit për mungesën e DPD, pavarësisht paqartësive në lidhje me metodologjinë optimale të testimit.
  • Pacientët me mungesë të plotë të DPD kanë rrezik të lartë të toksicitetit, kërcënues për jetën ose fatal, dhe nuk duhet të trajtohen me 5-FU ose fluoropirimidine të tjera (capecitabine, tegafur.
  • Pacientët me mungesë të pjesshme të DPD kanë rrezik të shtuar të toksicitetit të rëndë dhe potencialisht kërcënues për jetën. Për të kufizuar rrezikun e toksicitetit serioz, duhet të merret parasysh një dozë fillestare e reduktuar. Dozat e mëvonshme mund të rriten në mungesë të toksicitetit të rëndë, pasi efikasiteti i një doze të reduktuar nuk është përcaktuar.
Nëse nivelet e uracilit në gjak përdoren për të përcaktuar fenotipin DPD, rezultati i fenotipit duhet të interpretohet me kujdes në pacientët me insuficiencë renale të moderuar ose të rëndë, pasi pamjaftueshmëria renale mund të çojë në rritje të niveleve të uracilit në gjak. Kjo mund të çojë në një diagnozë të gabuar të mungesës së DPD dhe rrjedhimisht nëndozimin e 5-FU ose fluoropirimidinave të tjera në këta pacientë.
Thirrje për raportime
Ju lutemi raportoni çdo efekt të padëshiruar të dyshuar të lidhur me përdorimin e Finasteride e Dutastaride nëpërmjet sistemit kombëtar të raportimit spontan, në faqen e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, nëpërmjet linkut https://akbpm.gov.al/shkarko-aplikacionin-akbpm-farmakovigjilenca.
Për më shumë informacion: