Sektori i Farmakovigjilencës

Misioni i Farmakovigjilences:

Misioni i Farmakovigjilences, eshte mbledhja e informacionit lidhur me shfaqjen e riskut te barnave tek pacientet, vleresimi shkencor informacionit te marre dhe propozimi per marrje masash, per te siguruar nje treg farmaceutik sa me te sigurte dhe efikas per pacientet e Republikes se Shqiperise. Sektori i Farmakovigjilences ne Shqiperi synon te qendroje sa me koherente me informacionet dhe publikimet e nxjerra ne faqet zyrtare te Agjencive Homologe te Barnave ne shtetet fqinje e me gjere, per tu kujdesur keshtu edhe per risqet e mundshme ndaj te cilave mund te perballet pacienti shqiptar.

Baza Ligjore

Sektori i Farmakovigjilences e ushtron funksionin e tij ne baze te Ligjit te Barnave 105/2014, Kreu XI: “Farmakovigjilenca”

Pse duhet te raportoni

Formulari i Raportimit qendron ne qender te sistemit te Farmakovigjilences dhe mbledhja e informacionit kryhet ne baze te raportimeve lokale te marra. Ndaj dhe rendesia e raportimit eshte esenciale per mirefunksionimin e sistemit te farmakovigjilences ne Shqiperi. Ju mund te shkarkoni formularin dhe ta dorezoni ate te plotesuar prane AKBPM-se, ose ta plotesoni dhe dergoni ate elektronikisht. Nese ka disa raportime per te njejtin rast, atehere ngrihet nje sinjal, i cili shenon fillimin e aktivitetit te sistemit te farmakovigjilences. Nje numer i larte raportimesh luan rol kyc ne anetaresimin e Shqiperise si anetare me te drejta te plota ne Programin Nderkombetar te Monitorimit te Barnave (WHO-PIDM).

Cfare te raportosh

Raporto cdo efekt te padeshiruar apo shqetesim shendetesor qe ju ndodh dhe qe ju dyshoni se eshte shfaqur prej barit qe keni marre. Nese ju kontrrolloni per efektin e padeshiruar dhe ju rezulton se ai eshte i shenuar ne fletudhezues, gjithsesi duhet ta raportoni

Programi Nderkombetar i Monitorimit te Barnave

Programi Nderkombetar i Monitorimit te Barnave menaxhohet nga Organizata Boterore e Shendetesise dhe Qendrat Bashkepunuese te saj, mes te cilave dhe Qendra Nderkombetare e Monitorimit ne Uppsala. Shtetet anetare te ketij programi jane te ndara ne anetare te asocijuara dhe anetare te plota te programit. Shqiperia eshte antare e asocijuar prej vitit 2011 dhe synon te behet anetare me te drejta te plota te programit. Per te lexuar me shume per kete program klikoni:
https://www.who.int/medicines/areas/quality_safety/safety_efficacy/National_PV_Centres_Map/en/