Burimet Njerëzore

Sektori i Burimeve Njerëzore përgjigjet dhe siguron mbështetjen e aktivitetit të të gjithë sektorëve të Agjencisë, në drejtim të identifikimit dhe marrjes së masave për çështjet që kanë të bëjnë me burimet njerëzore, përzgjedhjen dhe aftësimin profesional të stafit të agjencisë, funksionimin normal të punës të çdo punonjësi, ndjekjen e procedurave për dokumentimin dhe administrimin e aktivitetit të agjencisë duke ndjekur dhe koordinuar procesin e hartimit dhe zbatimit të politikave që lidhen me menaxhimin e të gjitha funksioneve dhe shërbimeve brenda kompetencave të saj.
Menaxhon, përditëson dhe rrit kontaktet në marrëdhënie me median dhe publikun si dhe ndjek procedurat për organizimin e eventeve të ndryshme të AKBPM-se.