Autorizimi për Tregtim dhe Çështjet Rregullatore

Sektori i Autorizimit për Tregtim dhe Çështjeve Rregullatore ka përgjegjësinë për realizimin e procesit të vlerësimit administrativ, teknik dhe shkencor të dokumentacionit të paraqitur nga subjektet që aplikojnë për regjistrim dhe/ose riregjistrim të barnave ne RSH, në përfundim të të cilit përgatisin propozimet e ndjekin procedurat për regjistrim dhe/ose riregjistrim, si dhe përgatitjen e propozimeve për çregjistrimin e barnave, për rastet e parashikuara në ligj.

Aktet ligjore dhe nënligjore ne te cilat mbështetet Sektori i Autorizimit për Tregtim dhe Çështjeve Rregullatore janë: Ligji i barnave 105/2014 “ Për Barnat dhe shërbimin Farmaceutik” si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 299, datë 08.04.2015 “Për miratimin e rregullores për dhënien e autorizimit të tregtimit të barnave e të klasifikimit të tyre në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Klikoni më poshtë:

  1. FORMULAR PËR AUTORIZIM TREGËTIMI
  2. FORMULAR PËR RINOVIM AUTORIZIM TREGËTIMI
  3. FORMULAR PËR VARIACION