Shqipëria anëtare e 142-të, me të drejta të plota, e Programit Ndërkombëtar të Monitorimit të Barnave të OBSh (WHO-PIDM)

29/12/2020

Shqipëria është konfirmuar si anëtarja e 142 e Qendrës së Monitorimit Uppsala, e cila mbështet veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, suporton zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të Farmakovigjilences si dhe duke bërë të mundur shkëmbimin e informacionit lidhur me statusin e sigurisë së barnave në çdo kohë me të gjitha shtetet anëtare të programit.

E gjitha kjo vjen pas përpjekjeve të njëpasnjëshme dhe komunikimeve të vazhdueshme të Agjencisë Kombëtare të Barnave, me Qendrën Ndërkombëtare të Monitorimit Uppsala (UMC) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të arritur anëtarësimin e plotë në Programin Ndërkombëtar të Monitorimit të Barnave të OBSh (WHO-PIDM), Shqipëria së fundmi mori konfirmimin se u bë anëtare e 142-të e këtij programi.

Risia e kësaj anëtarësie qëndron në faktin së tanimë është e mundur që të kemi një “software” të posaçëm (databazë) për ruajtjen e raportimeve lokale të efekteve të padëshiruara. Në këtë databazë raportojnë edhe 141 shtete të tjera të botës, gjë që bën të mundur marrjen e informacionit në kohë reale, për rajonin, e më gjerë, lidhur me problematika të ndryshme mbi barnat dhe efektet e padëshiruara të tyre.

Ky është një hap i rëndësishëm për Sistemin e Farmakovigjilencës në Shqipëri dhe e bën monitorimin e sigurisë së barnave në tregun farmaceutik shqiptar.

Lista e plotë të gjithë anëtarëve këtu:

https://www.who-umc.org/global-pharmacovigilance/who-programme-for-international-drug-monitoring/who-programme-members

Njoftimi i bërë publik nga Programi Ndërkombëtar të Monitorimit të Barnave

https://www.linkedin.com/posts/uppsala-monitoring-centre_and-after-honduras-its-time-to-welcome-activity-6744890053169823744-uXhH