Sektori i Farmakovigjilencës

Misioni i Farmakovigjilences, është mbledhja e informacionit lidhur me shfaqjen e riskut të barnave tek pacientet, vlerësimi shkencor informacionit të marrë dhe propozimi për marrje masash, për të siguruar një treg farmaceutik sa më të sigurtë dhe efikas për pacientët e Republikës së Shqipërisë. Sektori i Farmakovigjilencës në Shqipëri synon të qëndrojë sa më koherent me informacionet dhe publikimet e nxjerra në faqet zyrtare të Agjencive Homologe të Barnave në shtetet fqinje e më gjerë, për tu kujdesur kështu edhe për risqet e mundshme ndaj të cilave mund të përballet pacienti shqiptar.

Programi Ndërkombëtar i Monitorimit te Barnave

Programi Ndërkombëtar i Monitorimit te Barnave menaxhohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrat Bashkëpunuese të saj, mes të cilave dhe Qendra Ndërkombëtare e Monitorimit në Uppsala. Shtetet anëtare të këtij programi janë të ndara në anëtare të asociuara dhe anëtare të plota të programit. Shqipëria është antare e asociuar prej vitit 2011 dhe synon të bëhet anëtare me të drejta të plota të programit. Për të lexuar më shumë për këtë program klikoni: https://www.who.int/medicines/areas/quality_safety/safety_efficacy/National_PV_Centres_Map/en/

Raportimi

Formulari i Raportimit qëndron në qendër të sistemit të Farmakovigjilencës dhe mbledhja e informacionit kryhet në bazë të raportimeve lokale të marra. Ndaj dhe rëndësia e raportimit është esenciale për mirëfunksionimin e sistemit të farmakovigjilencës në Shqipëri

RAPORTO