AKBPM Pezullohet përkohësisht eksporti i barnave dhe Pajisjeve Mjekësore nga Shqipëria

10/03/2020

Në zbatim të urdhrit të Ministri të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 131 datë 08.03.2020 “Për Ndalimin e Eksportit të Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore” si dhe marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore u ka kërkuar të gjitha subjekteve tregtare që ushtrojnë veprimtari të tregtimit me shumicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore në Republikën e Shqipërisë:

Ndalimin e eksportit të barnave dhe të pajisjeve mjekësore deri në një urdhër të dytë nga MSHMS.
-Eksporti i barnave dhe pajisjeve mjekësore do të kryhet vetëm me autorizim të posaçëm të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale