27/09/2019
Në vijim të komunikimeve në lidhje me barin me lëndë aktive “Ranitidinë”pas lajmërimeve për këshillim të zëvendësimit të këtij bari me alternativave të tjera, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka marrë masa shtesë për një parandalim të mundshëm, duke tërhequr nga tregu të gjitha prodhimet e barnave me princip aktiv “Ranitidinë” për përdorim.
Përveç fazës këshilluese për përdorimin e barnave alternativë, Agjencia u kërkon të gjitha institucioneve shëndetësore (spitale publikë, spitale privatë dhe qendra shëndetësore) të mos e përdorin këtë medikament gjatë trajtimeve, si dhe mjekëve të mos e përshkruajnë në recetë. Një pjesë e distributorëve farmaceutikë të cilët kanë importuar barin me lëndë aktive “Ranitidinë” kanë filluar tërheqjen vullnetare të tij nga tregu, ku mes tyre është edhe bari “Zantac” me MAH-Glaxo Ëellcome UK, ndërkohë që pjesës tjetër i kërkohet marrja e masave të menjëhershme për tërheqja e tij nga tregu farmaceutik.
Me anë të Urdhrit të Mjekut dhe Urdhrit të Farmacistit, por edhe njoftimeve të bëra në rrugë elektronike, profesionistëve të shëndetit u është kërkuar të pezullojnë dhënien e këtyre barnave, deri në një njoftim të dytë zyrtar nga institucionet ndërkombëtare të barnave. Në të njëjtën kohë, Agjencia ka nisur kontrollet e menjëhershme
tek subjektet farmaceutike si dhe farmacitë e rrjetit të hapur për zbatimin e këtij njoftimi. Në rast të konstatimit të tregtimit të këtij bari, ndaj subjekteve do të merren masa sipas ligjeve në RSH.