27/08/2024
Në vijim të pyetësorit të publikuar online mbi nevojën e një trajnimi për Aplikimet e Pajisjeve Mjekësore, Ju njoftojmë se:
Në datat 04.09.2024 dhe 11.09.2024 në orarin 10.00-12.00 Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore organizon trajnim falas ne ambientet e AKBPM-se, për subjektet e tregtimit me shumicë të pajisjeve mjekësore të cilë kryejnë aplikimet nëpërmjet portalit e-albania.
Në trajnim do të trajtohet si vijon:
1. Informacion të detajuar për aplikimin për regjistrim të pajisjeve mjekësore në “Regjsitrin Kombëtar të Pajisjeve Mjekësore”.
2. Informacion të detajuar për aplikimin për ndryshim regjistrimi të pajisjeve mjekësore në “Regjsitrin Kombëtar të Pajisjeve Mjekësore”.
3. Informacion të detajuar për aplimkiin për anullim të regjistrimit të pajisjeve mjekësore në “Regjsitrin Kombëtar të Pajisjeve Mjekësore”.
4. Informacion i detajuar për autodeklarimin e importit për pajisjet mjekësore.
(Manuali i përdorimit është gjithashtu i publikuar në faqen zyrtare www.akbpm.gov.al)