24/12/2019
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ju informon mbi miratimin e formularit të raportimit për efekte të padëshiruara, për pacientët. Ky formular është një risi për sistemin e farmakovigjilencës në Shqipëri dhe synon të mbledhë raportime për efekte të padëshiruara nga të gjithë pacientët e Republikës së Shqipërisë, që dyshojnë se kanë pësuar ndonjë efekt të padëshiruar nga bari që kanë përdorur.
Jeni të lutur ta plotesoni dhe ta dërgoni pranë AKBPM (në rrugë zyrtare shkresore) ose ne adresën e emailit: farmakovigjilenca@akbpm.gov.al
Ky formular mund të plotësohet e dërgohet direkt nga faqja zyrtare e AKBPM-së.
Siguria nuk ndodh aksidentalisht, tregohu vigjilent, raporto !