#MedSafetyWeek 2024! 

05/11/2024

SHQIPËRIA MERR PJESË NË FUSHATËN SENSIBILIZUESE NDËRKOMBËTARE PËR PËRDORIMIN E SIGURTË TË BARNAVE
#MedSafetyWeek është një fushatë ndërkombëtare e udhëhequr nga Qendra e Monitorimit të Uppsala (UMC), Qendra Bashkëpunuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Monitorimin Ndërkombëtar të Barnave. Fushata mbështetet nga OBSH dhe nga anëtarët e Koalicionit Ndërkombëtar të Autoriteteve Rregullatore të Barnave (ICMRA). Barnat përdoren nga miliona njerëz për të trajtuar sëmundjet e tyre edhe ndonjëherë ato mund të shkaktojnë efekte të padëshiruara. Duke përdorur barnat në mënyrë korrekte, ne mund të ulim riskun e efekteve të padëshiruara. Dhe duke raportuar efektet e padëshiruara kur ato ndodhin, ne mund të ndihmojmë që barnat të jenë më të sigurta për të gjithë.
Sot nis e fushata e nëntë ndërkombëtare #MedSafetyWeek, ku Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është një nga 107 organizatat partnere.
Studimet tregojnë se rreth gjysma e të gjitha efekteve të padëshiruara janë të parandalueshme. Siguria e pacientëve është prioriteti ynë kryesor dhe gjatë fushatës #MedSafetyWeek, ne duam t’u kujtojmë pacientëve që të marrin barnat e tyre sipas udhëzimeve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor të rishikojnë terapitë përpara se t’i përshkruajnë ato.
#MedSafetyWeek është një fushatë ndërkombëtare që zhvillohet nga 4 deri më 10 nëntor, duke përfshirë 107 organizata në 94 vende. Tema e këtij viti përqendrohet në rëndësinë e përdorimit të barnave në mënyrën e duhur për të parandaluar efektet e padëshiruara dhe për të raportuar efektet e padëshiruara kur ato ndodhin.
Gjatë #MedSafetyWeek 2024, të gjithë mund të ndihmojnë në promovimin e mesazhit të fushatës duke përdorur #hashtaget tona dhe duke ndarë postimet në rrjetet sociale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe organizata të tjera pjesëmarrëse.
Agjencitë e barnave në mbarë botën kanë sisteme raportimi për të monitoruar sigurinë e barnave. Qëllimi është të merrni më shumë njohuri rreth efekteve të padëshiruara të njohura dhe të zbuloni të reja. Kjo mund të rezultojë në paralajmërime dhe ndryshime në mënyrën se si përdoret një bar.
Në SHQIPËRI efektet e padëshiruara mund të raportohen nga Profesionistët e kujdesit shëndetësor, pacientët përmes :
Për më shumë informacion, materialet e fushatës sensibilizuese mund të klikoni