03.02.2024
Laboratori i Kontrollit
pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ka përfunduar me sukses procesin e akreditimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, duke u certifikuar kështu si i vetmi laborator testues barnash i akredituar në Republikën e Shqipërisë sipas kërkesave të ISO/IEC 17025:2017.
Laboratori i Kontrollit të Barnave është e vetmja strukturë e kontrollit të cilësisë së barnave në vend dhe pajisja e tij me këtë akreditim ndërkombëtar
, vendos një standard të munguar duke garantuar kështu rezultate laboratorike të besueshme, të sakta dhe transparente.
Nëpërmjet këtij certifikimi mundësojmë gjithashtu më shumë kompetencë teknike, pavarësi, integritet, paanshmëri, përdorim të duhur të pajisjeve dhe burimeve njerëzore duke përmirësuar kështu reputacionin dhe profesionalizmin.
Krenarë për këtë arritje historike të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve mjekësore!
06/12/2024
Në kuadër të akreditimit të Laboratorit të Kontrollit me ISO 17025:2017, mirëpritëm përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit për një vizitë vlerësuese 3 ditore, duke përparuar kështu në procesin e akreditimit të laboratorit tonë sipas standardeve ndërkombëtare.
Akreditimi me ISO 17025:2017 është një vlerë e shtuar për shërbimet tona në garantimin e rezultateve laboratorike të besueshme dhe të sigurta. Faleminderit për bashkëpunimin!