15/11/2019
– Konsultohuni me mjekun dhe farmacistin tuaj për ti përdorur në mënyrën e duhur.
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Ministria e Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Departamenti i Farmacisë (Fakulteti i
Mjekësisë Tiranë), Instituti i Shëndetit Publik, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë dhe
Bashkia e Tiranës, organizojnë fushatën për sensibilizimin në përdorimin e antibiotikëve.
- Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut.
- Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të prekë këdo.
- Keqpërdorimi i antibiotikëve në njerëz dhe në kafshë e nxit akoma më shumë antibiotiko-
rezitencën. - Një numër në rritje i infeksioneve – si pneumonia, tuberkulozi, gonorrhea dhe salmonella- po
bëhen shumë të vështira për tu trajtuar, pasi antibiotikët që përdoren për të trajtuar ato, po
bëhen gjithmonë e më pak efektive. - Rezistenca ndaj antibiotikëve zgjat kohën e qëndrimit në spital, rrit koston mjekësore dhe
mortalitetin.
Disa këshilla që duhen pasur parasysh gjatë përdorimit të antibiotikëve:
- Konsultohuni gjithmonë me mjekun dhe farmacistin para se ti përdorni.
- Përfundoni mjekimin që ju jep mjeku dhe zbatojeni atë me përpikmëri.
- Në farmaci, antibiotikun duhet ta kërkoni duke paraqitur recetën e mjekut.
- Mos këmbëngulni të merrni antibiotikë nëse mjeku nuk e rekomandon.
- Kurrë mos përdorni antibiotikë që ju kanë mbetur nga mjekimi i kaluar, ose t’ia jepni dikujt
tjetër.