20.10.2025
AKBPM informon publikun se WHO ka publikuar alertin N°5/2025lidhur me disa Shurup për përdorim nga goja të kontaminuara me dietilen glikol (DEG) në Indi:
-
COLDRIF,
-
Respifresh TR
-
ReLife të prodhuara nga Sresan Pharmaceutical, Rednex Pharmaceuticals dhe Shape Pharma.
Këto barna janë të rrezikshme, veçanërisht për fëmijët, dhe mund të shkaktojnë efekte serioze shëndetësore.
AKBPM sqaron: këto barna nuk zotërojnë Autorizim për Tregtim dhe nuk janë Importuar ansjëherë në RSh.
Rekomandime:
• Mos përdorni këto produkte.
• Merrni vetëm barna me pullën e kontrollit.
• Në rast ekspozimi, kërkoni menjëherë këshillim mjekësor.
Për me shumë informacion :https://www.who.int/news/item/13-10-2025-medical-product-alert-n-5-2025–substandard-(contaminated)-oral-liquid-medicines
Raportoni
Raportimi i efekteve të padëshiruara të dyshuara është shumë rëndësishëm. Ai lejon monitorimin e vazhdueshëm të bilancit risk/përfitim të barit. Profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të raportojnë çdo efekt të padëshiruar të dyshuar nëpërmjet sistemit kombëtar të raportimit në faqen zyrtare të AKBPM.