25 Shtator – Dita Botërore e Farmacistëve

27/09/2024
25 Shtator – Dita Botërore e Farmacistëve 🌍💊

Sot u bashkuam me farmacistët dhe qytetarët për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të farmacistit në kujdesin shëndetësor. 🙌👩‍⚕️👨‍⚕️
Një falënderim i veçantë për çdo farmacist që punon me përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes për të garantuar shëndetin e komunitetit. Puna juaj është thelbësore për një shoqëri më të shëndetshme! ❤️👏

Në këtë ditë të veçantë, i inkurajojmë ata që, si profesionistët më të afërt me pacientët, të jenë gjithmonë vigjilentë në raportimin e efekteve të padëshiruara të barnave dhe në evidentimin e mungesave të barnave në treg.

Linku i raportimit të mungesave të barnave- https://akbpm.gov.al/mungesatebarnave/
Linku i raportimit të efekteve të padëshiruara nga barnat – https://vigiflow-eforms.who-umc.org/al/aladr

#DitaFarmacistëve #ShëndetPërTëGjithë #FaleminderitFarmacist