Shpërndarja e Barnave dhe Pajisjet Mjekësore

Sektori i Shpërndarjes së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore siguron dhe përgjigjet për kontrollin, ndjekjen dhe zbatimin e procedurave administrative që kanë të bëjnë me regjimin e import-eksportit dhe vendosjen në treg të barnave të importuara/të prodhuara në vend, brenda fushës së veprimit të ligjit nr.105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, si dhe akteve nënligjore përkatëse.

Procedurat e ndjekura nga Sektori i Shpërndarjes së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore kanë të bëjnë me:

  • pranimin dhe vlerësimin e kërkesave për autorizim importi dhe zhdoganim të barnave të autorizuara për tregtim në RSH apo të barnave të paautorizuara për tregtim sipas autorizim importimi të lëshuar nga Ministri i Shëndetësisë;
  • pranimin dhe vlerësimin e dokumentacionit shoqërues të barit, e mbi bazën e të cilit përgatit autorizimin e zhdoganimit ose e refuzon në rastet kur dokumentacioni nuk është në përputhje me kërkesat ligjore;
  • pranimin dhe vlerësimin e kërkesave për autorizim eksporti të subjekteve farmaceutike;
  • ndjekjen dhe zbatimin e procedurave administrative për verifikimin e të dhënave të barit të importuar/prodhuar në vend, me të dhënat e barit të autorizuar për tregtim në RSH, pranë Agjencisë;
  • ndjekjen dhe zbatimin e procedurave administrative për verifikimin e çmimit të barit të importuar/prodhuar në vend në përputhje me aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë fushën përkatëse;
  • ndjekjen dhe zbatimin e procedurave administrative për vendosjen në treg të barit kundrejt lëshimit të autorizimit të përdorimit dhe pullës së kontrollit;
  • administron dokumentacionin dhe plotëson praktikat e barnave të vendosura në treg në RSH në përputhje me ligjin për arkivat.

 

Vendim nr. 339, datë 22.4.2015 “Për Përcaktimin e Elementeve Përbërëse, Mënyrës së Vendosjes dhe Afatit të Lëshimit të Pullës së Kontrollit të Barit”