Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, si pjesë e strukturës së AKBPM-së, mbështet veprimtarinë e institucionit duke zbatuar legjislacionin në fuqi, me qëllim krijimin e infrastrukturës dhe burimet e domosdoshme që garantojnë zhvillimin e veprimtarisë normale të proceseve të punës.
Funksionet kryesore të sektorit janë:
Të përgatisë projekt-buxhetin për nevojat e institucionit dhe të ndjek zbatimin e tij.
Të mirëmbajë librat e regjistrimit dhe pasqyrimit të shpenzimeve dhe të ardhurave dhe sistemin e kontabilizimit të tyre në përputhje me standardet ligjore.
Struktura:
Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse ka në strukturën e tij, 12 punonjës: Shef sektori, specialist, magazinier, punëtor mirëmbajtje, shofer, sanitare.
Subjektet farmaceutike, për kryerjen e veprimeve financiare duhet të pajisen me faturën e Miratuar me Udhëzimin nr.19 dt.20.05.2010 të Ministrit te Financave “Për Përdorimin e Faturës për Arkëtim”.(Kloko faturën)