Implementimi i Sistemit te Farmakovigjilences

Implementimi i Sistemit te Farmakovigjilences


Në kuadër të implementimit të Sistemit të Farmakovigjilencës në vend është miratuar:

Formulari i Raportimit të Efekteve të Padëshiruara të Barnave, (ADR- ve), me qëllim evidentimin e ADR- ve në lidhje me barnat e regjistruara në Republikën e Shqipërisë i cili është i disponueshëm për tu shkarkuar ( format pdf ) në faqen zyrtare të institucionit.

Ky formular është përgatitur në përputhje me Yellow Card, duke e përshtatur në mënyrë të tillë që të behet sa më i kuptueshëm dhe i qartë për popullatën dhe profesionistët e shëndetësisë. Kompanitë Mbajtëse të Autorizimit për Tregtim (MAH) që operojnë në tregun farmaceutik shqiptar, nisën procedurat e dorëzimit të ADR – ve, në lidhje me barnat e regjistruara në Republikën e Shqipërisë, pranë këtij sektori.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka kryer sensibilizimin e popullatës dhe profesionisteve të shëndetësisë në lidhje me farmakovigjilencën, me mënyrat e mëposhtme.

•Transmetimi i spoteve publicitare sensibilizuese për raportimin e efekteve të padëshiruara të barnave, me qellim sensibilizimin e popullatës mbi farmakovigjilencën, denoncimin nga ana e pacientëve të rasteve kur kanë patur efekte të padëshirueshme të barit, efekte anësore të papërshkruara në fletëpërshkrimin e barit apo kur bari nuk ka dhënë aspak efekt.

• Janë përgatitur 1.600 fletë-palosje informuese me temë “Monitorimi i sigurisë dhe efikasitetit të barnave” dhe janë shpërndarë në institucionet shëndetësore. Konkretisht në 21 shërbime të QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë, me nga 10 Formularë Raportimi për çdo shërbim.

Në vazhdim të përpjekjeve për zhvillimin e sistemit të Farmakovigjilences është hartuar dhe miratuar formulari i ri për raportimin e efeteve të padëshiruara në përputhje me standardin ICH (E2B) nën monitorimin e bashkëpunimin e UPSSALA MONITORING CENTRE. Komunikimi me këtë të fundit vazhdon me qëllim të përmbushjes së standardeve që do të shndërronin Shqipërinë në anëtare me të drejta të plota të programit ndërkombëtar të monitorimit të barnave (WHO- PIDM).