Formulari raportimi

Formulari raportimi per dyshime ndaj nje efekti te padeshiruar


Formulari për bluzat e bardha mbi Raportimit të Efekteve të Padëshiruara

Agjencia Kombëtare e barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, bazuar në ligjin për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik, Kreu XI, Neni 57, pika 4 dhe në urdhrin e Brendshëm Nr.Prot 4661 ju njofton për miratimin e Formularit të ri të Raportimit të Efekteve të Padëshiruara, përshtatur sipas formatit Ndërkombëtar ICH (E2B), i cili që prej ditës së sotme hyn në fuqi dhe është i detyruar të plotësohet nga të gjithë profesionistët e shëndetësisë dhe mbajtësit e autorizimit për tregtim, në rast të sinjalizimi të një efekti të padëshiruar apo çdo problemi lidhur me barin. Ky formular nuk mund të plotësohet nga pacientët. Nëse një pacient konstaton se ka efekte të padëshiruara nga një bar, duhet të drejtohet pranë mjekut të familjes/specialist apo farmacistit për të shprehur shqetësimet e tij. Është mjeku/ farmacisti ai që plotëson formularin.

Çfarë duhet të raportojmë?

-Efektet e padëshiruara, që kanë të bëjnë me reagimet e padëshiruara ose të dëmshme të organizmit gjatë administrimit të një bari në kushte normale përdorimi.

-Efektet e padëshiruara serioze, që lidhen me çdo efekt i padëshiruar që rezulton në vdekje, është kërcënues për jetën, kërkon shtrim në spital të pacientit ose zgjatjen e periudhës së shtrimit në spital, rezulton në paaftësi ose paaftësi të përhershme apo të rëndësishme, ose është një anomali e trashëguar apo defekt në lindje, si dhe

-Efekt i padëshiruar i papritur, që është çdo efekt i padëshiruar, natyra, rëndësia ose rezultati i të cilit nuk është në përputhje me përmbledhjen e karakteristikave të produktit.

KUSH MUND TË RAPORTOJË?

Mjekët, Farmacistët, Dentistët, Infermierët, Profesionistë të tjerë të shëndetësisë.

 

SI TË RAPORTOSH?

Ju lutem klikoni më poshtë për të shkarkuar formularin ( format pdf), i cili mund të dërgohet në mënyrë elektronike në adresat e mëposhtme ose pranë AKBPM-së.

Kontaktoni AKBPM për çdo pyetje ose kërkesë, ose dërgoni email në :

dajana.roshi@akbpm.gov.al , jovisa.marku@akbpm.gov.al, gjergji.leka@akbpm.gov.al

Të gjitha informacionet e shkruara në këtë formular janë konfidenciale, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore mban përgjegjësi për çdo thyerje të fshehtësisë.

Formulari raportimi per dyshime ndaj nje efekti te padeshiruar

Raporto per Profesionist Shendeti         – Shkarko  ketu  formë në versionin PDF
Raporto per Pacientformë në versionin PDF