Drejtori

Znj. Narvina Sinani

Znj. Narvina Sinani, prej shtatorit 2018, mban funksionin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Znj. Narvina Sinani, lindi në qytetin e Tiranës më 28 Qershor 1980. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë,dega “Farmaci”, si dhe ka ndjekur studimet Master i Nivelit të Dytë në “Farmaci spitalore dhe territoriale” në Universitetin Camerino, Itali.

Prej vitit 2007 deri në vitin 2014, znj. Sinani ka qenë pjesë e administratës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik. Prej vitit 2014 deri në shtator 2018 ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit Farmaceutik në QSUT.

Prej vitit 2013 e në vazhdim Znj. Sinani ka marrë pjesë në një sërë studimesh klinike në rolin e Investiguesit të studimit.

Përgjatë vitit akademik 2014-2015  është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe në vitet 2016-2018 në Universitetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

Znj. Sinani ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe aktivitete të shoqërisë civile, në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të grave, kundër diskriminimit dhe mirëqeverisjes.

Zotëron gjuhen Angleze dhe Italiane.