Efektet e padëshiruara të barnave (ADR –të)

Cilat janë efektet e padëshiruara të barnave (ADR –të)


Një efekt është i paparashikuar nëse nuk është i përshkruar në natyrën, ashpërsinë ose frekuencën e barit.
Një efekt i padëshiruar mund të jetë çdo shenjë e pafavorshme dhe e paqëllimtë, përfshirë analizat laboratorike anormale, simptoma ose sëmundje përkohësisht e shoqëruar me përdorimin e barit, pa marrë parasysh nëse konsiderohet e lidhur me barin: Efekti i padëshiruar i referohet gjithmonë efektit të barit dhe jo natyrës së historisë së sëmundjes.

Raportoni çdo efekt të padëshiruar të barnave në numrin e telefonit : 04-2372892, ose shkruani në adresat elektronike të mëposhtme: dajana.roshi@akbpm.gov.al, jovisa.marku@akbpm.gov.al, gjergji.leka@akbpm.gov.al

apo plotësoni Formularin e Raportimit që e gjeni në adresën zyrtare të internetit www.akbpm.gov.al , duke shkarkuar formatin pdf dhe ta dorëzoni pranë Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në adresën: Rruga e Dibrës, Nr.359/1, Tiranë. Informacioni i marrë do të përpunohet në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me qëllim garantimin e sigurisë së barnave.