Aplikime Online nga e-Albania

Duke filluar prej datës 20 shkurt 2023, ndryshon formati i aplikimit për Autorizim Importi për barnat e pajisura me Autorizim Tregtimi (përjashtuar barnat narkotike/psikotrope), aplikimi për Autorizim Zhdoganimi për barnat e pajisura me Autorizim Tregtimi dhe barnat e pajisura me Autorizim Importi nga MSHMS.
Nëpërmjet këtij formati të ri, subjektet farmaceutike, do të munden të pajisjen gjithashtu me Autorizim Përdorimi, për këto barna, nëpërmjet e-albania.

Gjithashtu, nëpërmjet e-albania do të mundet të bëhet aplikimi për regjistrimet e Pajisjeve Mjekësore.

Bashkengjitur keni manualet e përdorimit përsa i përket aplikimeve dhe dokumentacioneve.

KUJDES!!! Ritheksojmë që çdo dokumentacion i bashkangjitur aplikimeve, duhet të jetë i qartë dhe me çdo ekstremitet të lexueshem (vula, nënshkrimi, koka e dokuementit etj), pasi nëpërmjet dokumentacionit do vlerësohet aplikimi i subjektit, përndryshe aplikimi do refuzohet.

Faleminderit!